
Janë publikuar për herë të parë fotot e Sonila Canit në rrugët e Torinos, fiksuar nga “Google Maps”, ku duket 22-vjeçarja në një prej kryqëzimeve.
Fotot i përkasin Shtatorit të vitit 2020, kohë kur 22-vjeçarja ndodhej në Itali dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri. Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe prindërit e vajzës, Sose dhe Dashnor Nazo, të cilët ishin të ftuar në studion e emisionit Uniko.




Për herë të parë, ata panë dhe mësuan të vërtetën e hidhur për jetën e dyfishtë të Kreshnik dhe Sonila Canit. Ata shprehen se dhëndri i tyre nuk u kishte treguar se çfarë pune bënin për të fituar “lekun e thjeshtë”.
Spartak Koka: Kjo foto është kapur nga Google, është marrë nga harta e Google Maps dhe është e fiksuar në Shtator të vitit 2020. Në Shtator, Sonila ishte në Itali?
Dashnor Sazo: Në Shtator po.
Sose Nazo: Në Itali ka qëndruar. Kreshniku ka ardhur na tha që do vij të marr djalin. Edhe kur vinte na takonte ne, na tha nuk e marr dot.




Spartak Koka: Këtu është në një nga rrugët, siç e shikoni, është Sonila. Kjo foto është marrë nga Google. Nuk e besuam fillimisht. U interesuam gjatë gjithë këtyre ditëve për të zbuluar të vërtetën. Pikërisht për punën në këtë rrugë, vajza juaj nuk jeton më sot.
Sose Nazo: Atë (Kreshnikun) ta vra.s direkt, atë njeri.
Spartak Koka: Ne po i shkojmë kësaj historie përtej çdo dyshimi të arsyeshëm me të dhënat dhe faktet që po ju paraqesim. Ne po i provojmë me shumë prova edhe fakte.
Sose Nazo: Me punët që ka bërë dhe që i ka dhënë çupës, ai e ka vra.rë vetë.




Dashnor Nazo: Unë di vetëm këtë, që çupa ime ka qenë nën kërcë.nimin e atij (Kreshnikut).
Sonila Cani u gjet e vetë.varur në tualetin e banesës së saj në Torino të Italisë më 21 Mars 2021. /tvklan.al