Aktorja e njohur, Flutura Gashi, ka shpërthyer në akuza ndaj dy djemve Kosovar, DJ PM dhe DJ Dagz pas situatës së Fifit, të krijuar të martën mbrëma në spektaklin e “Big Brother VIP”.
Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sipas saj, dy shokët e kanë tradhtuar këngëtaren e njohur, pasi kanë frikë që të penalizohen.




Gashi ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se mllef ka edhe me opinionisten, Balina Budinaku.
“Kanë frikë të jenë si Graniti. Fifin po e çudisin ata dy hutat e Kosovës aty brenda. E gjithë ajo që ndodhi aty, ndodhi për shkak të Pajtimit dhe ai nuk reagoi. Unë në fakt e kisha mllefin te analistja, se ata të dy. E ekzagjeroi në mendimin e saj.Ajo tha Fifi kërkon vëmendje në situata të caktuara, duket se ajo po kërkon vëmendje. E ka personale me Fifin. Është hera e katërt pa asnjë arsye flet kështu”, tha Gashi