
Historia përsëritet. Një tjetër shqiptar i cili ka zgjedhur të luajë për Greqinë, e sheh veten të përfundojë viktimë e thirrjeve raciste kundër tij në stadiumet greke.




Lazaros Rota, mbrojtësi 24-vjeçar me origjinë shqiptare, prej disa vitesh ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë dhe ka luajtur me kombëtaren e madhe dy ndeshje deri tani. Por për tifozët grekë duket se është ende problem origjina e tij dhe dje në stadiumin ku për shumë vite ka qenë i shtëpisë një emër i njohur i përfaqësueses shqiptare si Andi Lila, nuk janë kursyer thirrjet raciste ndaj shqiptarit i cili luan me AEK të Athinës.




Fyerje pa fund e mes tyre edhe ato “shqiptar m…” kanë vërshuar nga tribunat në fund të sfidës, siç tregohet në këtë video”, teksa Rota po largohej nga fusha. Një situatë të cilës ai i është përgjigjur me qetësi, duke i duartrokitur dhe në fund duke i kujtuar edhe rezultatin si kishte përfunduar sfida.