Një 24-vjeçar nigerian është denoncuar nga policia e Milanos pasi ka tentuar të kalojë provimin e patentës duke mashtruar. Të hënën e kaluar, policia ndërhyri në selinë e Motorizimit Civil në via Cilea, ku ishte raportuar për një mashtrim të mundshëm nga një kandidat, gjatë zhvillimit të provimit. Drejtuesit e provimit i thanë policisë se i riu kishte një kufje në vesh.
Në përfundim të testit, të kaluar nga 24-vjeçari me rezultatin maksimal, ai u ndalua nga policia dhe kur u kontrollua atij iu gjet një celular i fshehur në të brendshme dhe një pajisje marrëse e fshehur në një xhep të punuar me dorë i krijuar brenda një këmishe.
Një kufje me valë u vu re edhe në veshin e djathtë, e pozicionuar aq thellë aq sa u desh ndërhyrja e mjekëve për nxjerrjen e saj. 24-vjeçari, me dosje të pastër iu tha policëve se i kishte marrë sendet nga disa shqiptarë identitetin e të cilëve nuk mund ta tregonte, me të cilët kishte rënë dakord të paguante 1800 euro. Shqiptarët do e ndihmonin nigerianin duke folur në telefon me të për të marrë përgjigjet e sakta.