
Nga Bostoni i Amerikës pas 22 vjetësh shkeli në Kosovë.
E për 45 vjeçarin Nazmi Berisha nga Gurbardhi i Malishevës është shumë emocional momenti kur i përqafon vëllezërit që i kishte lënë shumë të vegjël, njofton Klan Kosova.




Edhe e ëma e tyre, mes lotësh gëzimi mezi rrëfen përqafimin e tre bijve të saj pas kaq shumë vitesh.
Mihanja u befasua edhe nga kërkesa e të birit me të hyrë në shtëpi, në fillim të këtij muaji.




Vetë Nazmiu tregon se e pati të pa mundur të vinte më herët në vendlindje, pasi nuk e kishte nënshtetësinë amerikane.
Kronikë nga Arbëresha Fazliu.