Pak kohë më parë në rrjet nisën dyshimet se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, do të bëheshin së shpejti prindër për herë të dytë.
Shkak i këtyre aludimeve u bënë disa foto të publikuara nga Xhensila në rrjete sociale. Ajo pranë Ajkës, të dyja të veshura me fustane të bardha, në një ambient festiv.
Por në njërën prej fotove, Xhensila e kishte vendosur dorën mbi barkun e saj duke ngjallur kështu dyshimet te ndjekësit.
E ftuar së fundmi në emisionin “Jo vetëm modë”, këngëtarja zbuloi se nuk është në pritje të ëmbël. Megjithatë, ajo dha një lajm të bukur përsa i përket zgjerimit të familjes.
“Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë. Patjetër që e dua dhe një fëmijë të dytë, as nuk diskutohet. Falë Zotit mëmësia më ka ardhur shumë shpejt, kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur jo vetëm dhe një fëmijë të dytë, por dhe një fëmijë të tretë. Plani është aq, trinia me dy goca dhe një djalë”, u shpreh këngëtarja.