
Një shtëpi historike në Abingdon, Virginia është zhvendosur rreth 70 metra nga vendi i saj origjinal për ta shpëtuar atë nga shkatërrimi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, banorët u mblodhën të mërkurën për të parë zhvendosjen e shtëpisë 172-vjeçare.




E ndërtuar në vitin 1849, shtëpia është një nga strukturat e pakta të mbetura para Luftës Civile në rrethin kryesor të Abingdon.
Ajo pritej të rrënohej për të hapur rrugën për një pavijon të ri pikniku para se anëtarët e komunitetit të fillonin një peticion për të shpëtuar dhe zhvendosur ndërtesën.




Kështu, të mërkurën, struktura u ngrit nga toka dhe u vendos në një platformë me rrota.
Një kompani e specializuar nga Pensilvania u thirr për të kryer procedurën delikate, duke arritur pak para Ditës së Përkujtimit për të filluar përgatitjet.
Update: wheels are inching forward just slightly. The crowd in Abingdon is patiently waiting to watch the historic Dooley House move across the street pic.twitter.com/vJ1M3wXVut
— Kaylyn Kluck WJHL (@KaylynKluck) June 9, 2021