
Vitalik Buterin, një programues 27-vjeçar ruso-kanadez, është shpallur miliarderi më i ri në botë. Ai krijoi “Ethereum”, kriptomonedhën e dytë më të famshme dhe më të vlefshme, në 2013 kur ishte vetëm 19 vjeç, shkruan “CNN”.




Buterin ka në pronësinë e tij mbi 330 mijë monedha me “Ether”, me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedha digjitale, e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarësh.
Së fundmi, “Ether” kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë, duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021. Blerja e “Ether” është rritur vrullshëm me nisjen e vitit 2021, paralelisht me rritjen e njerëzve për financa të pakontrolluara.
Buterin ka lindur në Moskë, në vitin 1994, dhe u zhvendos më vonë me familjen në Kanada ku krijoi dhe monedhën digjitale. Më herët, Buterin punonte në revistën e “Bitcoin” si bashkë-themelues i saj, ndërsa tashmë është rivali kryesor i tij.




Në 2014, ai u zgjodh të ishte pjesë e “Thiel Fellowship”, një program dy-vjeçar i krijuar nga miliarderi Peter Thiel që “jep 100,000 dollarë të rinjve që duan të ndërtojnë gjëra të reja në vend që të ulen në një klasë”.
Së fundmi, 27-vjeçari miliarder dërgoi 600 mijë dollarë në Indi për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19. Ai nuk është shumë aktiv në mediat sociale, befasues për një djalë me 1.4 milion ndjekës të Twitter.



