Shumë njerëz e dinin të pashkollë, por ai ka mbaruar Universitetin me 10-ta! Ka doktoraturë dhe madje…

Politikani Xhlal Mziu ka komentuar për herë të parë deklaratat e atyre që e quajnë si një njeri “të pashkollë”. Deputeti i PD është shprehur se Universitetin e ka mbaruar me 10-ta, po ashtu ka dhe doktoraturë. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Mziu shtoi se është duke mbrojtur dhe titullin “Asistent Profesor”.

Pyetje: Çfarë kanë keqkuptuar më tepër njerëzit tek ty?

Xhelal Mziu: Ajo qe më ka zhgënjyer tek njerëzit, është se më konsiderojnë si njeri pa shkolle, një njeri jo produktiv. Me këtë rast dua të jap disa fakte, nuk dua të merrem vetëm me arsimin e lartë që e kam mbaruar me të gjitha 10-a, apo Doktoraturën, apo që jam në prag të mbrojtjes së titullit ‘Asistent Profesor’.

Pyetje: Pjesën e plagjiaturës, sqaroje, se ajo është përhapur si teori

Xhelal Mziu: Di të them që kam bërë një studim rasti, per investimet në Bashkinë e Kamzës dhe është studimi më i mirë që është bërë.

Pasi shpalli Donald Trump ‘Qytetar Nderi’ vitin 2016, Xhelali ‘mori një ftesë nga ish-Presidenti i SHBA’. Donald Trump, i ka kërkuar Xhelal Mziut t`i bashkohet në datën 13 Dhjetor në rezidencën e tij Mar-a-Lago. Por si ka reaguar Xhelal Mziu? Në fakt, kjo ka qenë një lojë e organizuar për ish-Kryebashkiakun, e cili e ka pritur vërtetë mirë.

Ndërkohë, dita e djeshme ka qenë një ditë zie për Xhelal Mziu, pasi ka humbur njeriun e tij të zemrës, të vëllanë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai shprehet se ceremonia mortore do të bëhet nesër në varrezat e Sharrës.

“Me hidhërim të thellë njoftoj për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait tim Rasim Rahman Mziu. Ceremonia mortore bëhet nesër ditën e shtunë, me datë 04.12.2021, në orën 14:00 në varrezat e Sharrës. Pritja bëhet në rrugën e Arbërit, Kodër Kamëz (pranë Universitetit Bujqësor)”, shkruan Xhelal Mziu.

Kohët e fundit, Mziu ka qenë në qendër të medieve dhe rrjeteve sociale dhe për debatet e tij të shumta me komentuesit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, ku me shumë prej tyre duket se ndan qëndrime të kundërta në lidhje me debatin Basha-Berisha. Njëri nga komentuesit e ka quajtur, deputetin demokrat “letër higjienike të konsumuar”. Por nuk ka munguar reagimi në komente i Mziut që shkruan se letër higjienike bëhen frikacakët. Deputeti nuk ishte në takimin që Sali Berisha zhvilloi në Dibër dhe një pjesë e demokratëve i janë vërsulur Mziut, i cili shprehet se ka dhënë prova sa e do Sali Berishën.

 

Author: admin