




Mafozi Shqiptar Sotir K zbuloi se miku dhe financieri i tij shurdh memec, i kishte vjedhur rreth 2 miliarde leke.
Meqe nuk fliste dot gjuhen e shenjave, Sotiri mori avokatin e tij per tu ballafaquar me financierin. Avokati i tij e fliste shume mire gjuhen e shenjave.
Sotiri i tha avokatit:
“Pyeti se ku dreqin i coi paratë. Ku i ka fshehur?”
Avokati e pyeti me gjuhen e shenjave:




“Ku i ke fshehur leket?”
Financieri u pergjigj po me gjuhen e shenjave:
“Nuk e kam idene fare se per cfare po flet Sotiri. Une nuk kam vjedhur asnje lek”
Avokati i thote Sotirit:
“Ai thote se nuk ka marre asnje lek”
Sotiri nxehet dhe nxjerr pistoleten nga brezi. Ja vendos financierit te tij ne koke dhe i thote avokatit:




“Thuaji te tregoje ose do ta vras direkt ne vend”
Avokati i thote financierit me gjuhen e shenjave:
“Sotiri thote qe do te vrasi direkt ne moment nese nuk i tregon ku i ke fshehur leket”
Financieri fillon te dridhet dhe i thote avokatit ne gjuhen e shenjave:
“Aman te lutem thuaji te mos me vrasi. Do ti tregoj ku jane leket. I kam fshehur tek nje shtepi qe kam marre me qira ne Tirane. Ne xhep kam celesin”
Sotiri e pyeti avokatin:
“He cfare te tha? Te tregoi ku i ka fshehur?”




Avokati ju pergjigj:
“Ai me tha se ti nuk ke bythe qe ta shkrepesh pistoleten dhe ta vrasesh”