
Gazetari Blendi Fevziu në një rrëfim ndryshe ka zbuluar një episod të hershëm me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
I ftuar në News 24, Fevziu tha se Bashën e ka pasur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Ai tha se ka dhënë disa orë mësimi kur bënte stazhin si mësues.




“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të”tregoi Fevziu.
Ndërkohë, presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë.
“Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.