
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon se drejtuesit e automjeteve mund të kontrollojnë pikët e patentës në E-Albania.




“Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t’u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejedrejtimit. Sjellja juaj në timon, në qarkullim reflektohet në pikët tuaja, të cilat ju pakësohen kur procedoheni për kundravajtje ose ju rriten kur jeni korrekt!” njofton DPSHTRR.
KUJDES: Me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, heqja e të gjitha pikëve ju çon në Autoshkollë për riedukim si drejtues mjeti!




Hapat që duhet të ndiqni:
-Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania;
-Zgjidhni rubrikën “Transport dhe Automjete”;
-Zgjidhni shërbimin “Pikët e Drejtuesit të Mjetit”;




-Klikoni butonin “Përdor” për të shfaqur informacionin për pikët e drejtuesit të mjetit.
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën: helpdesk@e-albania.al