Silva i thotë se atë e ka vjedhur dhe Flor Mumajesi te “Tequila Vava”, Mandi i kthehet keq: Kujdes ça je t’u fol se…

Mandi i Nishtullës mesa duket është këngëtari që ka përfituar më pak të ardhura ndonëse zëri i tij karakteristik ka bërë që disa këngë të marrin famë në mbarë botën.

I tillë ishte edhe rasti i trajtuar sot te “Shihemi në gjyq”, ku pas rreth 10 vitesh nga hiti “Të ka lali shpirt”, Mandi u përball me Silva Gunbardhin, të cilën e akuzon për vjedhe të të ardhurave.

Por ndonëse ata arritën të pajtohen me ndërmjetësinë e Eni Çobanit, duket se kjo s’është e para herë që Mandin e përdorin, pa i dhënë atë që i takon.

Gjatë debatit, Ardit Gjebrea e pyeti pikërisht për këtë, nëse ka patur raste të tjera që në këngë të famshme përdorej zëri i tij, por duke ia “zhdukur” emrin nga çdo bashkëautorësi. Silva aludoi se një rast i tillë mund t’i ketë ndodhur te kënga “Tequila Vava” e Flori Mumajesit.

Pjesë nga debati/ Ardit Gjebrea: Kur ti ke ke kënduar më përpara këngë, ka patur raste që nuk ta nxirrnin emrin fare, por vetëm zërin?

Mandi: Jo Silva: Tequila Vava. Më duket? Mandi: është e Mandit, e di gjithë Shqipëria, me Flor Mumajesin dhe me Doktor Florin që u bë për rahmet

Silva: Të kishin vendosur emrin atje? Mandi: Kujdes se ça je duke fol se nuk ishe fare në atë këngë

Author: admin