Mbrëmjen e Festivalit Kombëtar që do të përcaktojë se kush do të jetë këngëtari/ja që do të na përfaqësojë në Eurovizion.
Por ajo që ra në sy mbrëmjen e djeshme në festivalin e 60 të Këngës në RTSH ishte momenti kur u luajt kënga e Ardit Gjebreas e titulluar “Jon”.
Kjo këngë flet për një nga momentet më të vështira të shqiptarëve, bëhet fjalë për eksodin e vitit 1991 kur shumë vendasve iu desh të bënin të pamundurën të largoheshin nga atdheu.
Megjithatë ajo që bie ndesh me situatën ishin planet në LED Wall-in e skenës. Teksa kënga “Jon” këndohej, aty u shfaqën pamje nga Zani Çaushi me bandën e tij si dhe Azem Hajdari.
Këto dy figura nuk kanë lidhje fare me eksodin e vitit ’91, e në fakt në ekran duhet të shfaqeshin pamje nga anijet e mbushura plot e përplot me njerëz që largoheshin. SHIKO VIDEON
Kujtojmë se sot do të jetë nata e tretë dhe e fundit e Festivalit të RTSH-së, ku do zgjidhet kënga fituese që do përfaqsojë Shqipërinë në Eurovizion. Dy favoritët janë Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj.