SKANDALI I PAGAVE/ Kush ështëe famshmja “Moza” e Tatimeve që nxori të dhënat dhe pse nuk ndalohet nga policia

Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim në lidhje me publikimin e të dhënave personale, paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve të ndryshëm. Dokumenti në formën e një linku që po përhapet me shpejtësi në platformat sociale, i përket muajit janar 2021.

Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të informacionit, i cili ka të bëjë me pagat mujore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë në sektorin privat dhe në administratën publike.

Por si doli ky dokument? Gazeta TemA ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza Seraj.

Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën. Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.

Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona. Hetimet e Prokurorisë ndërohë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.

Kush është Moza Seraj, shefe në Drejtorinë e Tatimeve? Moza Seraj është përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Tatimeve, ajo është krijuesi i një file. Lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.

Është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.

Ajo që bie në sy është pse Policia e Shtetit nuk e ka shpallur në kërkim, personin i cili ka nxjerrë të dhënat konfidenciale të qytetarëve.

Nxjerrja e të dhënave ka krijuar një shqetësim të madh, tek qytetarët dhe frikë tashmë për sigurinë e të dhënave të tyre. /Burimi: Gazeta Shqip

 

 

Author: admin