
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se sapo u njoh me lajmin për daljen e të dhënave për targat e automjeteve, nisi hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mbirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.
NJOFTIMI
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI. Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat./shqiperiaime.com.al