
Fotoja që po shikoni tregon dy studentë të ulur në trotuar. Me valixhet përpara tyre, pasi janë larguar nga konviktet ku po qëndronin për ardhjen e afganëve,
studentët, një vajzë dhe një djalë, fshijnë lotët që u kanë rrjedhur në fytyrë, teksa me siguri mendonin se ku do ta kalonin natën. Imazhi është shkrepur nga gazetari Isa Myzyraj, në një nga rrugët e Qytetit Studenti.




Pikërisht kjo foto tregon kaosin e krijuar në QS pas lajmin për ardhjen e emigrantëve afganë të cilët janë të detyruar të braktisin vendin e tyre. Studentët janë larguar edhe pse kishin mbaruar punë me regjistrimet në konvikte dhe tani i pret rruga.




Ata duhet të gjejnë një tjetër zgjidhje për të jetuar në kryeqytet, për të mbyllur provimet e lëna në vjeshtë apo për të pritur vitin e ri akademik.