Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, duket se e ka harruar shumë shpejt atë karton të kuq që mori në sfidën me Liverpul dhe ka preferuar të luaj live në TikTok.
Personi me të cilin futbollisti ka luajtur është një figurë shumë e famshme për të rinjtë shqiptarë, i mirënjohuri Kozak Braçi.
Ai është i famshëm për lojërat që zhvillon në TikTok dhe intervistat që bën me shumë personazhe VIP nga showbizz-i shqiptar.
Loja e zhvilluar ndërmjet të dyve dhe biseda e tyre në TikTok zgjati më shumë se 15 minuta dhe arriti një numër të lartë shikimesh prej më shumë se 14 mijë njerëz.
Gjatë lojës, Kozaku dëgjohët duke folur me superlativa për Xhakën, teksa i thotë “Je megalluks”, dhe më pas flasin për një intervistë me 69 pyetje që dëshiron t’i bëjë Kozaku Xhakës.
Kozaku thotë që kjo është hera e parë që ka emocione dhe është mëse e kuptueshme, pasi nuk qëllon shpesh të flasësh me dikë si Granit Xhaka.