Një valle e zakonshme për shqiptarët përshkruhet nga Bajroni në “shtegtimet” e tij, kur flet për suliotët:
“Pak para mesnate trimat filluan vallen e krahinës së tyre. Secili e lë shpatën mënjanë, kapet fort për dore me tjetrin, dhe, fillojnë lëvizjen duke kënduar një këngë barbare (të pakuptueshme), Cajld Haroldi, që nga vendi I vet vëzhgon jo pa kënaqësi kërcimin dhe gëzimin e tyre të egër, por aspak kërcënues. Dhe në fakt I dukej gjë e bukur të shikoje harenë e tyre barbare, port ë ërmbajtur; gjestet plot gjallëri, sytë e zinj që u shkëlqenin, flokët e gjata që u zbresin deri në brez.”
Kënga e tyre është luftarake dhe nxjerr në pah trimërinë dhe lavdinë kombëtare. Kjo valle, sipas disave, buron nga vallja e lashtë pirrike, një valle burrërore dhe fort e zhdërvjellët.
Prejardhja e saj mund të jetë edhe nga vallja e lashtë “gru” e Deliotëve, që u bë e famshme nga Tezeu. Sipas Plutarkut, kur Tezeu, duke udhëtuar nga Kreta zbarkoi në Delo, zgjodhi disa të rinj dhe krijoi një valle që imitonte hyrje-daljet nga labirinti/
Pikërisht e tillë është Vala (vallja) e shqiptarëve të Italisë, porse tek këta ajo përbën një zbavitje ekskluzive vetëm për gratë.
Ndërkohë që kërcehet këndohen në kor këngë që kujtojnë Skenderbeun dhe kohërat e Bizantit, por shpesh, sipas rrethanave të festës, këndojnë këngë të improvizuara aty për aty, që diktohen nga një prej grave apo burrave të caktuar për të drejtuar lëvizjet.
Shqiptarët, veanërisht arnautët maqedonas, kanë ruajtur një valle që e quajnë “arnautja”, gjatë së cilës imitojnë në mënyrë të thjeshtëzuar lëvizjet e falangave të Aleksandrit të Madh. E kanë për zakon të kërcejnë në ditët e Pashkës, ndonjëherë në Pera, por më së shpeshti në Kostandinopojë(Stamboll), në vendin e quajtur Atmejdan apo në hipodrom. Këtu mblidhen më se burra, që rreshtohen të shtrënguar kaq fort njëri përbri tjetrit të kapur për brezi, saqë formojnë një trup të vetëm. Prijësit (korifejtë) i drejtojnë me një thikë në dorë dhe lëvizjet e tyre rrethore herë të kujtojnë një këshill lufte herë një parakalim forcash, herë kalimin e një lumi, herë një sulm mbi ushtrinë e Darit, e cila përfaqësohet nga një rreshtim I dytë forcash që rri përballë të parit. Por shpesh harrohen se janë thjeshtë në një festim dhe puna shkon deri në përleshje të vërteta.
Në kësi rastesh kampionët e dehur nga vera dhe vallja lenë pas një fushë-beteje të mbytur në gjak e kufoma.
Një valle tjetër shqiptare është e ashtuquajtura “Vallja e Kusarëve”. Me krahun e hedhur mbi qafën e shokut dhe dorën mbërthyer fort për brezit të këtij, valltarët lëvizin në rreth, fillimisht me hapa të matura, që shpeshtohen gradualisht deri në një ritëm marramendës. Vallja shoqërohet me britma të egra, të cilat herë pas here përzihen me kërcëllima tingujsh barbarë. Më në fund valltarët bëjnë sikur sullen në kërkim të vrasësve, I ndjekin ata dhe pasi I kanë kapur festojnë triumfin e merituar.
Marrë nga libri “Shqiptarët” (hulumtime dhe mendime) –Vinenc Dorsa/ Përgatiti , portal InforCulture.info./InforCulture.info