‘Telenovela’ Donald-Bora-Beatrix, burri i Fjolla Morinës ka një këshillë për ta

Prej disa javësh, në median rozë po përflitet trekëndëshi i krijuar mes Bora Zemanit-Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Shumë janë pozicionuar krah moderatores, ndërsa të tjerë janë deklaruar pro lidhjes së sapokrijuar. Të shumtë që kanë reaguar kanë qenë edhe personazhet e njohur. Nuk ka munguar as bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla.

Advertisements

Ky i fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe ka shkruar: “Ndëgjone vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kan”! Pak ditë më parë, reagoi edhe Fjolla, e cila i dilte në krah Beatrixit për ndjenjat e saj. Përmes një storie në Instagram, Fjolla Morina ka shprehur mendimin e saj duke e mbështetur këngëtaren. Ndër të tjera, ajo shkruan se Beatrix mos të merret me komentet e tjerëve dhe mos ta lëshoj Donaldin./shqiperiaime.com.al

Author: portali