Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gjatë paradites në gjysmën lindore të vendit ndërsa kthjellimet mbeten në zonat bregdetare.
Sipas MeteoAlb pas mesditës vranësirat do të përfshijnë gjithë vendin tonë por nuk do të ketë reshje. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14 °C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h Lindor -verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë./shqiperiaime.com.al