
Ditën e sotme vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por edhe të ftohta njëkohësisht.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -4 deri 7°C , në zona e ulëta -4 deri 14°C, në zona bregdetare 1 deri 14°C./shqiperiaime.com.al