
Një lëkundje toke është regjistruar në vendin tonë. Raportohet se lëkundjet janë shënuar rreth orës 00:36 të orëve të vona të natës së mbrëmshme, ndërsa epiqendra ka qenë në Gjadër të Lezhës, me një thellësi prej 8 km dhe një distancë 64 km nga kryeqyteti.
Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3.0 ballë i shkallës Rihter, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme materiale./shqiperiaime.com.al