Tashmë të gjithë jemi mësuar me fjalët se Butrint Imeri është ndër këngëtaret më të dashur dhe të suksesshëm dhe është mëse e vërtetë.
Fanset e këngëtarit bëjnë namin në rrjete sociale dhe Butrinti ka një mbështetje të madhe nga to. Në median online gjithmonë shkruhet për të dhe lidhjet e tij me vajza VIP shqiptare, por a është single Butrinti?
Afterparty.al zbulon ekskluzivisht se “JO” nuk është single dhe është në një lidhje dashurie. Bëhet fjalë për aktoren seksi të serialit “Snob”, Olta Beqiri.
Është përfolur prej kohësh lidhja e tyre me ulje ngritje, por tani duket se gjërat për ta janë mjaft mirë.
Mirëpo një deklaratë e këngëtarit e dhënë së fundmi në “Privé” na ka habitur.
25-vjeçari teksa fliste për qëndrimin e tij sa i përket lidhjeve romantike, tha se nuk është gati të ketë diçka serioze.
Butrinti u shpreh se një lidhje do shumë punë dhe ai nuk është i gatshëm pasi është akoma shumë i ri.
Hmmm, një taktikë e njohur nga personazhet vip për të fshehur lidhjet e dashurisë?! /Afterparty.al