Gjýkata e Posaçme ka mbyllur sot çështjen ndërmjet Grida Dumës dhe Erion Veliajt. Para disa muajsh Duma ka paditur Veliajn për shpifje. Kállëzimi u depozitua me 24 mars në Gjýkatën Penálen, pasi Veliaj e ka ákuzuar Dumën si “tráfikante apartamentesh”. Në një dalje publike për mediat në mars, Duma deklaroi se iu drejtua gjykatës pasi kryebashkiaku ka për detyrë të faktojë deklaratat. GJKKO ka shpalluar Veliaj të pafajshëm.
“Jemi drejtuar gjykatës së shkallës së parë dhomës penale. Së qëndron në detyrimin e Veliajt që të vërtetojë saktësinë e shpifje të tij. Se është në detyrën e tij që ta vërtetoj këto deklarata apo shpifjeve që ai bën. Është neni 120 paragrafi 2 dhe dëmi do shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Unë deklarojë se ky dëm do i shkojë shtetit shqiptar. Por ajo që jemi sot këtu është që Drejtësia nuk është vetëm një gjykim po besim” ka thënë Grida Duma.
“Ne jemi sot këtu se besojmë se institucionet vihen në funksionim edhe duke bërë ne veprimet e duhura. Se duhet dhënë mbështetje edhe politike që Drejtësia të nis ndëshkimin. Kjo do jetë rrugë e gjatë në rindërtimin e mekanizmave demokratike por të hedhim një tullë për të treguar boll më me mashtrime të hedhura në ajër. Boll më me mashtrime që shkatërrojnë institucionet. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një fjalë të thënë por një kontratë të pa mbajtur. Se vlera e fjalës është gjithçka” u shpreh disa muaj më parë Duma