
Ora është një aksesor që tërheq më së shumti meshkujt.




Nëse është një gjë për të cilën ata nuk kursejnë është pikërisht ora e dorës.
Por si çdo aksesorë tjetër edhe ora ndryshon sipas modës dhe vitit.
Modele që janë referenca të vërteta në fushën e orëve sportive dhe që ndërthurin performancën me stilin.
Këto ora janë egzenplare pasi përmbajnë saktësi të madhe dhe garantojnë cilësi të lartë.
Por le të zbulojmë tendencat e fundit të orëve më të bukura për meshkuj .
Orat e dëshirave: kështu janë quajtur këto ora të cilat janë një mrekulli.
Ato janë të kufizuara në numër, pra nuk mund t’i ketë çdokush.




Janë të punuara me ar, me rripa lëkure të tipit aligator si dhe të ndërthuruara me dhjetra diamante.
Ndër më të dëshiruarat e momentit, ato të lejojn të zhytesh në thellësira të mëdha dhe kanë të jashtëzakonshëm kronometrin e tyre.
Kronografët e viteve ’60 rikthejnë epokën e artë të orëve sportive, për të riaktivizuar kronometrin, , për të dëgjuar dhe parë drejtpërdrejtë artin e orës analoge që i bën ato të jashtëzakonshme.




Ende në modë mbeten dy ngjyrat zyrtare, e zeza e finesës dhe kafja e xhentëlmenit.
Përkthyer nga All News