
Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishin 3 motra të cilat kishin ftuar vëllain e tyre, Roxhensin të cilin i ati e cilëson si trashëgimtarin e vetëm edhe pse ato janë 7 fëmijë.




Kristina, Alberta dhe Vojsava nga Pirgu i Korçës u shprehën se e kanë ftuar vëllain që ai t’i premtojë se pasuria do ndahet në 7 pjesë.
Prindërit e tyre ndodhen në studio dhe nëna i keqkupton vajzat duke i thënë se ato u treguan të pabesa pasi kur kanë diskutuar për trashëgiminë ato nuk kanë kundërshtuar. Roxhensi, 15 vjeç vjen në studio dhe përlotet kur sheh motrat.




Ato i tregojnë kërkesën e tyre për trashëgiminë, por Roxhensi thotë se nuk mund të marrë vendime pa pyetur babain.