
Reperi i njohur shqiptar, Blleki prej më shumë se katër muajsh u zhduk nga jeta publike dhe gjatë kësaj kohe nuk postoi asgjë në rrjetet sociale.




Më herët u tha se ai u arrestua nga policia për posedim të substancave narkotike.
Mesa duket ai e ka fituar lirinë dhe këtë e ka lënë të kuptohet përmes rrjeteve sociale ku ka postuar pas daljes nga burgu, i cili qëndroi për disa muaj. Këtë radhë ka sqaruar edhe raportin me PINT pas fshirjes së disa projekteve të tij nga kanali zyrtar i label-it.
Nga ana tjetër nuk dihet nëse i ka lënë prapa tërësisht problemet me drejtësinë.




Kujtojmë se reperi është përfolur në vitin 2019 për një marrëdhënie më tepër sesa shoqërore me kushërirën e Nora Istrefit.
Besa Istrefi nuk u ndikua aspak nga lajmi për divorcin e kësaj të fundit, përkundrazi, ka dashur të ngacmojë fansat me postimin që më pas e ka fshirë.
Ajo ka publikuar një foto me reperin, teksa shihen nga pas duke parë perëndimin.
Duket se në atë kohë ata po i kalonin pushimet bashkë.
E pyetur për Bllekin, Besa mohoi gjithçka pak muaj më parë, duke thënë se:




“Kjo nuk është e vërtetë. Bllekin e kam shok dhe asgjë më tepër. Nuk jam në lidhje me askënd. E gjitha po bëhet për klikime”. /S.H /NOA.al