U bë viral brenda natës! Ky është mërgimtari që fle në BMW-në e tij (VIDEO)

Shpesh ndodh që të postojmë në internet fotografi të ndryshme për një grup të caktuar njerëzish, shkruan OnAir.

Në disa raste ndodh që këto fotografi të bëhen virale dhe të bëjnë bujë në media të ndryshme.

Kjo gjë i ndodhi edhe Afrim Dautit, mërgimtarit që është i apasionuar pas BMW.

Në faqen e grupit “Markli t’kerreve” në rrjetin social “Facebook” ai postoi një foto ku shfaqej teksa flinte pranë makinës së tij në një garazh i cili ishte i dekoruar me logon e markës “BMW”.

I ftuar në studion e emisionit “Alarm”, Afrimi tregon se kjo është hera e dytë që e poston këtë foto e cila është shkrepur para 2 vitesh.

Ai shprehet se disa njerëz e kanë marrë si të mirqenë faktin se ai fle me makinën e tij, por në të vërtetë ky postim ka qenë në formë shakaje.

Frymëzimin për këto foto e ka marrë nga një tjetër foto e ngjashme që qarkullon në internet.

Ndër të tjera, mërgimtari gjithashtu flet për pasionin për makinat e “BMW”, një pasion ky që i ka lindur që në një moshë mjaft të re.

Këto dhe shumë të tjera mund ti ndiqni në videon e plotë të intervistës së tij:

Author: admin