U shfaq duke shkelmuar dyert e selisë së PD, ja kush është Fatjon Dauti

Ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me mbështetësit e tij ka shkuar në selinë blu, ku ka zhvilluar një konferencë për mediat.

Por gjatë këtij momenti, një mbështetës i tij, i quajtur Fatjon Dauti ka shpërthyer derën e një salle me shkelma. Ky veprim është dënuar nga lidershipi i Partisë Demokratike dhe nga vetë zoti Basha, i cili ka thënë se Dauti është një person me rekorde kriminale dhe i dënuar më herët. Me anë të një kërkimi të thjeshtë në internet, rezulton se Duati, me origjinë nga Hasi, ishte dënuar më herët në Angli për trafikimin e lëndëve narkotike dhe konsiderohej si “Boss kr imi”.

Në vitin 2012 ai ka fituar një rezidencë të përkohshme në Angli, pasi ishte martuar me një vajzë nga Letonia. Në vitin 2017, emri i tij lakohet për herë të parë nga mediat britanike. Ata e cilësonin Dautin si një person të lidhur me krimin. Madje sipas informacioneve, në vitit 2013 Dautit i është bërë një atentat në barin në pronësi të tij, në rrugën e Elbasanit. Ndaj Dautit u qëlluan 7 plumba dhe ai mbeti i plagosur në Këmbë. Lajmi u pasqyrua asokohe gjerësisht në media dhe u përfol se kishte ndodhur për hakmarrje.

Dauti është dëbuar nga Anglia në vitin 2017, pasi humbi apelin që kishte bërë ndaj Komisionit Special Apelues për Emigracionin, SIAC, për kartën e tij të rezidencës. Vetë ai, argumentoi para autoriteteve se edhe pse nuk ishte i përfshirë në krimin e organizuar, nëse identifikohej me emër, ata që ishin pjesë e bandave mund të mendonin se ishte ai duke u bërë kështu objektiv për kriminelët.

(BalkanWeb)./Shqiperiaime.com.al

Author: portali