
Ish presidentit të Perusë, Martin Vizcarra i është ndaluar të mbajë një post publik për 10 vjet nga një votim i Kongresit pasi mori pa radhë vaksinën kundër koronavirusit.




Vizcarra u shpall fajtor për deklarim të rremë dhe ndikim të paligjshëm në lidhje me skandalin që shpërtheu në Peru ku shumë ministra dhe zyrtarë të lartë publik morën vaksinën e Sinopharm edhe pse ata ende nuk ishin të aksesueshme për banorët e vendit.
Mes personave të tjerë që u penalizuan nga ky skandal ishin dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Pilar Mazzetti dhe ish-ministrja e Jashtme, Elizabeth Astete.
Të gjithë këta ministra morën vaksinën dhe më pas dhanë dorëheqjen kur skandali shpërtheu. Megjithatë, ata e mohuan të kenë shfrytëzuar postin për të pasur akses para kohe tek vaksina.




Ish presidenti Vizcarra deklaroi në shkurt se ai së bashku me bashkëshorten e kishin marrë dozën e parë të vaksinës në tetor si pjesë e vullnetarëve që testuan vaksinat e Sinopharm në Peru, një dëshmi kjo që u mohua nga universiteti.