Elon Musk ka parashikuar që SpaceX do të zbarkojë njerëzit në Mars brenda dhjetë viteve të ardhshme. CEO i SpaceX e tregoi këtë duke folur me podkasterin Lex Fridman. Teka Fridman e pyeti Musk për një vlerësim se sa kohë do të duhej për të arritur në Planetin e Kuq, Musk u përgjigj: Rasti më i mirë është rreth pesë vjet, rasti më i keq 10 vjet.
Vlerësimi bazohet, tha Musk, në faktorë të tillë si inxhinieria e SpaceX Starship që do t’i çonte njerëzit atje. Ai gjithashtu pohoi se Starship është raketa më komplekse dhe më e avancuar që është bërë ndonjëherë.
Ai vazhdoi: Qëllimi themelor i Starship është minimizimi i kostos për ton në orbitë dhe përfundimisht kostoja për ton në sipërfaqen e Marsit. Ka një kosto të caktuar për ton në sipërfaqen e Marsit ku ne mund të përballojmë të krijojmë një qytet të vetëqëndrueshëm.
Gjithashtu Musk parashikoi se Toka do të bëhet “shumë e nxehtë për jetën” në afërsisht 500 milionë vjet, por tha se do të ishte diçka e mençur nëse ne do të vepronim shpejt … për çdo rast”.