Unë jam 63 vjeç, kurse ajo 22. Ja çfarë i bezdis të tjerët dhe neve në martesën tonë

Kur shikoj pas, them si ia dola? Kur isha 60 vjeç hoqa dorë nga karriera dhe dola në pension. U zhvendosa nga qyteti ku jetoja për të shkuar më pranë fëmijëve të mi të rritur tashmë dhe u ndava nga gruaja. Kisha adoptuar 8 qenushë endacakë dhe duke kërkuar faqe në Facebook që lobonin për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, u ndesha me profilin e saj, me Alex. I nisa një mesazh dhe ajo m`u përgjigj, edhe pse isha 40 vjeç më i madh se ajo.

Komunikimet tona në internet u transferuan në telefon, në biseda të gjata duke gdhirë natën, derisa një ditë e ftova të më vizitonte. Nëna e saj e shqetësuar hyri në Google dhe kërkoi e lexoi, më pa edhe mua dhe vendosi të krijonte një fjalë kod që Alex t`ia niste nëse unë isha një zotëri i rrezikshëm që do e rrëmbeja. Kështu pas disa muajsh që folëm Alex fluturoi drejt meje dhe nuk u largua më kurrë nga Republika Dominikane. Ne u martuam.

Gjatë kohës që bënim betimet e ndjenim shqetësimin dhe parehatinë e të tjerëve që i kishim pas shpinës. Të gjithë e vinin në dyshim zgjidhjen tonë. Fëmijët e mi nuk po e përtypnin dot. Ishin të paktën 6 vjet më të mëdhenj se gruaja me të cilën po martohesha. Nëna ime ndihej e tmerruar. Nëna e gruas ishte po aq e tmerruar, edhe pse më vonë do mësoja ta adhuroja. Ajo që na shkaktoi shqetësim ne të dyve ishte se kishim hyrë në një “marrëdhënie transaksionale” për sytë e të tjerëve.

Një marrëdhënie transaksionale është një lidhje në të cilën të dyja palët kanë hyrë në të për veten e tyre dhe me shpresën dhe pritshmëritë për reciprocitet. Shembulli klasik i një marrëdhënie të tillë është ajo në të cilën pritet që burri (pala më e vjetër) të sigurojë të ardhurat, kurse gruaja (pala më e re) të sigurojë seksin. Në rastet si i yni, që burri është dukshëm më i moshuar dhe gruaja dukshëm më tërheqëse, kjo përshtypje për botën është edhe më e fortë.

Unë jam 63 vjeç, kurse ajo 22. Ja çfarë i bezdis të

I gjithë themeli i një lidhjeje transaksionale është që të dy palët presin të mos japin, por vetëm të marrin. Mirëpo në rastin tonë realiteti ishte shumë ndryshe. Alex vinte nga një familje e pasur, pra s`kishte nevojë për paratë e mia dhe as të familjes së saj. Ajo kishte bërë karrierë që në adoleshencë në kalërim dhe kishte fituar paratë e saj. Kurse unë, pas një jete të lodhshme dhe divorci nuk doja seksin, por intimitet dhe ushqim të mirë.

Ne e duam njëri-tjetrin në një nivel që e tejkalon seksin dhe paratë. Megjithatë ende i ndjejmë sytë e të tjerëve mbi ne, që atë e shikojnë si përfituese, kurse mua si një grabitqar.

Si një njeri i gjatë preferoj të rezervoj gjatë fluturimeve të mia në sediljet pranë daljes së emergjencës dhe jam lodhur kur më thonë: A është e rritur mjaftueshëm vajza juaj për t`u uluar aty?

Edhe oficeri i emigracionit e vuri në dyshim martesën tonë, kur kërkuam lejeqëndrim për Alex.

Unë jam 63 vjeç, kurse ajo 22. Ja çfarë i bezdis të

Unë nuk kam nevojë për miratimin e të tjerëve për të kuptuar që e dua gruan time, por shqetësimi i përgjithshëm i njerëzve me shqetëson.

Në të gjitha lidhjet e mia të mëparshme kam qenë i fiksuar pas rregullit në shtëpi dhe zihesha për çdo rrëmujë, sot gjej penela dhe rrëmujëra të Alex në gjithë shtëpinë, por më duken art dhe aspak problem.

Në të gjitha marrëdhëniet e mëparshme ato më bënin që t`i doja, Alex më ka mësuar të dua në fillim veten, ndaj atë e dua edhe më shumë. Ajo është vegjetariane jo se nuk i pëlqen mishi, por se i do kafshët me zemër, kjo e bën edhe më të fortë lidhjen tonë (edhe pse unë e dua mishin e nuk ha më pak se më parë).

Alex më ka bërë më shumë empatik, më shumë zemërgjerë, më mirëkuptues. Ç’problem mund të kenë të tjerët?

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije

Author: admin