
Po kaloj nje kohe shume te veshtire. un jam 40 vjeçe dhe Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur.me burrin jetoj qete dhe gëzueshëm pa probleme. para 5 viteve në pune u dashurova me kolegun e punes. tash e di që po mendoni keq per mua. por mos mendoni qe jam e pandershme. Un jam martuar 27 vjece pa përjetuar ndonjë histori dashurie apo marrdhënie me dike. Jam rritur në familje të mrekullueshme.




Ajo dashuri me erdhi ashtu si i vjen njeriut sëmundja ose vd.ekja. ate lidhje e kam shijuar pak në fillim sa ishim koleg.pastaj unë u largova nga ajo pune por lidhja vazhdoj për 5 vite .shiheshim rrallë e për mall.por lidhja erdhi e u ftoh nga ai.edhe ai ndërroi pune dhe u largua pothuajse fare. shkruanim rrallë e takoheshim 2 -3 herë nd vit.une e doja shumë.
por nga sjellja e tij fillova të dyshoj që ai nuk me ka dashur kurr.dhe kur un i thash ai ka vendosur të ndahet nga unë.edhe ai është i martuar. jemi moshatar. unë po e vajtoj dashurin time tashmë. ai ka vendosur të ndahet përfundimisht. e pranoj që i jam lutur të kthehemi si me pare por me kot.