
Shqipëria është e mbushur me talente, disa prej të cilëve edhe mund të jenë larguar nga trojet tona për rrethana nga më të ndryshmet.
Mirëpo kjo nuk do të thotë që ato e harrojnë Shqipërinë dhe se ndalojnë së na bëri krenarë kudo që janë.
Këtë e ka treguar së fundmi dhe 17-vjeçarja e quajtur Jody Lulati e cila ndodhet në Greqi. Ajo ka konkurruar në konkursin muzikor “X Factor Greece” dhe ka mahnitur jurinë dhe publikun me zërin e saj. Jody ka kënduar këngën “You know I’m no good” nga Amy Winehouse dhe ka treguar se është shqiptare gjatë prezantimit të saj.
17-vjeçarja ka marrë ‘PO’ nga të katërt anëtarët e jurisë dhe na ka bërë shumë krenarë të gjithëvë!



