
Një urë të tillë nuk do e kishit imagjinuar.




Duket kaq e magjishme dhe gati një foto montazh.
Është gati në kufijtë e të pabesueshmes por këto mrekulli janë bërë nga dora e njeriut.
Skenike, madhështore dhe surreale, deri në atë pikë sa shumë kanë vënë në dyshim ekzistencën e saj.
Janë të shumtë ata që thonë se është një fotomontazh I arrirë, por vetëm kaq.
E megjithatë ura e quajtur Ruyi Bringe ekziston dhe është super e bukur.
Por ende sot shumë njerëz preferojnë të shkojnë ta shohin nga afër, kaq e pabesueshme ju duket ajo.
Ajo ndodhet në Kinë, në parkun nacionalë të Shenxianju, në lindje të vendit.
Në të gjithë pamja e saj është magjesëse dominon skenografia e mahnitshme që paraqet Ruyi.




Skeptri dekorativ kinez, symbol I fuqisë dhe I fatit të mirë.
Ura është e ngritur në mes të dy maleve, me një distancë prej 100 metra nga njëra anë në tjetrën.
E vendosur në një lartësi prej 140 metrash ura Ruyi ka për qëllim të kalohet veç nga guximtarët.
Kryqëzimi qëndror I urës, ku duhen kaluar të dy katet, e bënë këtë stukturën më unike në botë.
Një fakt interesant është se një pjesë e madhe e kësaj ure është e ndërtuar me xham.
Forma e saj e veçantë, pra, e karkterizuar nga platforma të valëzuara dhe shkallët që kryqëzohen me njëra tjetrën e bëjnë atë surreale.
Prandaj shumë njerëz e kanë vënë në dyshim vërtetësinë e saj.
Por një hulmutim I thelluar, I ndrlidhur edhe me guximin e atyre që mundën të kalonin në të, konfirmoi se ajo është e vërtetë.
Astronauti kanadez, Chris Hadfield, nëpërmjet një video në rrjetet sociale konfirmoi ekzistencën e saj.
Ai ishte duke kaluar sipër saj dhe adrenalina duket se arriti majat.
Ura Ruyi u projektua nga arkitekti He Yunchang, I cili ka ndërtuar dhe stadiumin Kombëtar të Pekinit.




Sot kjo urë është bërë një atraksion I vërtetë turistik, duke numëruar më shumë se 200.000 vizitorë, një numër ky I destinuar të rritet edhe më shumë.