
Emisioni “Best Deal Albania” në Klan Plus ka bërë bashkë 5 yje të cilat kanë udhëtuar drejt Vlorës për të shijuar bregdetin dhe ushqimin e freskët dhe bio. Bëhet fjalë për Sara Kolemi, Ada Deda, Klea Kordhoni, Tea Zhuli, Elmira Sadrija. Pasi janë akomoduar në një hotel ato i janë përgjigjur disa pyetjeve ngacmuese nga gazetari.




Një ndër pyetjet interesante ka qenë nëse vajzat do dashuroheshin me një vlonjat, modelja Ada Deda dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetes Albina Deda është shprehur se nuk e mendon kurrë lidhjen me një vlonjat, madje nuk do ia lejonte vetes asnjëherë.
Gazetari: Do dashuroheshe me një vlonjat?
Ada Deda: Jo kurrë, asnjëherë, nuk do ia lejoja vetes.
Klea Kordhoni: Pse jo.




Tea Zhuli: Njeri është
Elmira Sadrija: Pse jo.
Sara Kolemi: Shoqja ime e ngushtë është nga Vlora, edhe ajo më ka thënë me vlonjat t’i preva këmbët dhe duart.
Gazetari: Më mirë influencuese apo gazetare?




Ada Deda: Gazetare sepse për atë po studioj.
Klea Kordhoni: Gazetare.
Tea Zhuli: Gazetare.
Sara Kolemi: Si influencuese fiton më shumë Lekë.
Elmira Sadrija: Gazetare. /tvklan.al