Historia e kësaj vajze të re ka sho.kuar lexuesit. Ajo thotë se po bie në dashuri me një burrë të martuar dhe ky i fundit i ka premtuar një jetë sëbashku.
Kjo është historia e rrëfyer.“Si jeni? Kam disa muaj që jam lidhur me një burrë të martuar me fëmijë, u takuam rastësisht, ai është 44 vjeç, kurse unë jam 24 vjeçe.
Takohemi dy herë në javë, sepse ai punon shumë fort. Edhe pse kemi pak kohë që njihemi, ai më tha se do të ketë një gjë të qëndrueshme me mua.
I thashë se nëse është kaq i pakënaqur me gruan e tij, ai duhej të ndahej më pare me të.Por tani pyes veten:
Pse ai duhet të heqë dorë nga gjithçka, edhe nga fëmijët e tij për të qëndruar me mua, që ka pak kohë që më njeh? Sepse ka fëmijë të vegjël!
Ne jemi të dy pukjanë. Edhe pse e ndjej se jam duke u dashuruar me të, nuk dua të më bëjë të vuaj.
Më kërkon të ikim dhe të bëjmë jetën nga fillimi në Gjermani. Madje më tha që nuk e do më gruan e tij, por do vetëm fëmijët.
Nuk di si të merrem me këtë situatë. Të gjithë më thonë të largohem prej tij, por nëse largohem e di që do më mungojë tm.errësisht shumë.
Po ju them që akoma nuk kemi bërë marrëdhënie se.ksuale, nëse dikush prej jush po mendon se ai dëshiron vetëm këtë gjë prej meje.
Ai më thotë që kurrë nuk do të ndahet nga unë, por këmbëngul të jetojmë në Gjermani sa më parë.
Tani ka nisur të më marrë në telefon edhe 3-4 herë në ditë. Kur do martohemi, më pyeti një natë. Teksa shtoi se dëshiron një fëmijë prej meje.Unë e dua shumë familjen dhe ai e di shumë mirë këtë. Por jo në këto kushte që jemi. Si duhet të veproj? Ju lutem më ndihmoni!”, shkruan ajo.