
Britania e Madhe e ka pranuar zyrtarisht se varianti i ri i Covid, Omicron është i përhapur në komunitet dhe ka dalë tashmë jashtë kontrollit.
Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid u tha deputetëve se varianti po vazhdonte të përhapej “në Britani dhe në mbarë botën” dhe tani kishte raste të reja pa historik udhëtimi, apo kontaktesh me vendet afrikane, ku u zbulua për herë të parë ky variant.




Ka pasur 336 raste të konfirmuara të variantit shumë të mutuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tha ai, një rritje me 90 të tilla brenda 24 orëve.
Ka shqetësime se si Omicron mund të anashkalojë vaksinat aktuale. Nga rastet e konfirmuara të Omicron, 261 ishin në Angli, 71 në Skoci dhe katër në Uells, ndërsa Irlanda e Veriut ende nuk ka një rast të konfirmuar.




Javid tha se për aq sa ai ishte në dijeni, asnjë nga të infektuarit me këtë variant nuk ishte i shtruar në spital.
Ministrja i Parë i Skocisë, Nicola Sturgeon ka thënë më parë se varianti po përhapej në komunitet pasi një numër rastesh ishin të lidhura me ngjarje duke përfshirë një koncert në Glasgow.




Qeveria tha se nuk ka një “panoramë të plotë” nëse varianti i ri shkakton forma më të rëndë të sëmundjes, apo jo. Që nga shfaqja e variantit Omicron, Britania ka rifutur kërkesën për maska në transportin publik dhe në dyqane dhe ka planifikuar të zgjerojë përhapjen e vaksinave përforcuese.