
Lori Hoxha është një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipëri. Trashigimtaren e “Top Channel” e shohim mjaft aktive në Instagram dhe herë pas here ndan me ndjekësit edhe momente me dy nipërit.
Nga postimet e saj e kemi kuptuar mjaft mirë që Lori është shumë e lidhur me dy djemtë e motrës së saj, aq e lidhur sa çdo gëzim i tyre e bën të qajë nga lumturia.




Së fundmi Lori ka publikuar një video teksa shihet e përlotur, pasi po lexonte çfarë i kishin shkruar London-it mësueset për mbarimin e shkollës.
“Unë duke dëgjuar çfarë i kanë shkruar zyshat London në mbarimin e shkollës.”, shkruan Lori.