
Dhuna në shkolla është një problematikë e madhe në vendin tonë, ndërsa fenomeni në fjalë ka përfshirë edhe vajzat që herë pas here bëhen objekt diskutimi në rrjetet sociale.




Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Vlorës ku dy nxënëse janë përlasur fizikisht me njëra-tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, vajzat nuk kursejnë shpullat, grushtat, shkelmat dhe shkulja e flokëve.




Në video shihet dhe një djalë që afrohet për të qetësuar gjakrat, por pa sukses, pasi vajzat vazhdojnë ende sherrin.




Nuk dihet se cila është arsyeja e sherrit, por njëra nga vajzat duket tepër e acaruar.
Në video dëgjohen dhe të shara mes vajzave.