
Videoja pak sekondëshe por e frikshme me bën xhiron e rrjetit. Një grua totalisht e zhveshur ka hyrë në mes të një emisioni live dhe ka goditur me tullë prezantuesen Mirela Vaida.




Ngjarja ka ndodhur në një televizion rumun. Mësohet se gruaja ka hyrë nga shkallët dhe dera e emergjencës. I ka shmangur rojet dhe nuk është vënë re nga kamerat e sigurisë.
Në video duket menjëherë regjisori që vrapon në studio për ta ndaluar agresoren të godasë prezantuese, e cila bërtet gjatë gjithë kohës e frikësuar.




Ky episod ka ndodhur disa ditë më parë, por ende nuk ka një shpjegim përse ndodhi e gjithë kjo.