
Greqia është blinduar me mjetet e reja ushtarake. Mediat në Athinë shkruajnë se mjetet e para të blinduara “M1117 Guardian” ndodhen në Greqi, ku do të prezantohen zyrtarisht ditën e enjte, më 2 dhjetor, në prani të drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.




Këto janë 44 mjetet e para nga gjithsej 1200 që Greqia do të marrë gradualisht deri vitin e ardhshëm nga SHBA.




Ky lloj automjeti do të kontribuojë në mbrojtjen e kufijve si në Evros, në kufi me Turqinë ashtu edhe në ishuj, ndërsa, siç vlerësohet nga Shtabi i Përgjithshëm, ky është një rinovim thelbësor i mjeteve motorike të ushtrisë greke.
Blindat janë testuar të suksesshëm në betejat e zhvilluara në Lindjen e Mesme./m.j