Video/ Vlonjati i rrethuar nga uji izolohet në banesë, kërkon ndihmë për të dalë

Reshjet e dendura të shiut krijuan një situatë alarmante në Vlorë. Dalja e Lumit Vjosë nga shtrati përmbyti dhjetëra shtëpi, ndërsa familje të tëra u detyruan të evakuoheshin duke lënë gjithçka pas.

Një banor ka mbetur i izoluar në mes të ujit në banesën e tij dhe këkron ndihmë për të dalë prej andej.

Ndërkohë, për shkak të daljes së Lumit Vjosa nga shtrati, janë përmbytur edhe tokat bujqësore.

Në disa zona uji ka arritur gati në 1 metra./korrieri.com.al

Author: portali