Virologu zbulon 2 simptomat e para që e dallojnë “Omicron”-in nga i ftohti i zakonshëm

Omicron po alarmon sërish botën. Mes kësaj situate të pasigurt, ka shumë konfuzion nëse simptomat e ngjashme me të ftohtin janë shenjë e Omicron apo në fakt një ftohje e rregullt.

Konsensusi në rritje midis ekspertëve është se nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për të bërë dallimin midis të dyjave pasi Omicron duket se prodhon shumë simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Sidoqoftë, virologu dhe profesori i Onkologjisë Molekulare, Profesor Lawrence Young vuri në dukje një karakteristikë të veçantë të Omicron që mund të ofrojë të dhëna.

Duke folur për The Sun, ai tha: “Duket se ka një mbivendosje me simptomat e ftohjes dhe ka një vlerësim nga të dhënat nga ZOE që një e katërta e njerëzve që kanë ftohje në të vërtetë kanë COVID-19. Ato mbivendosen, por duket se fillimi i një ftohjeje është pak më gradual. Por personat e infektuar me variantin Omicron kanë dhimbje koke dhe lodhje me shpejtësi”.

Kujtojmë se vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten kundër COVID-19.

/b.h

Author: admin