
Me siguri se ju kujtohet foshnja e bukur nga filmi i famshëm “Shëtitja e bebit”, i cili u mor nga tre burra dhe ai disi arriti të shpëtojë prej tyre duke iu dhënë një mësim të mirë.
E pra, pas 23 vitesh, ai vogëlush është rritur dhe tani është shndërruar në një djalë shumë simpatik.




Por, ka pak fakte që mund të dini për këtë fëmijë të bukur.
Faktikisht, roli i bebes Bin u luajt nga binjakët Jacob Joseph Worton dhe Adam Robert Worton.
Tani, të dy ata janë rritur dhe të bukur.
“Shëtitja e bebit” ishte filmi i tyre i vetëm.
Sipas disa raporteve, Adami (majtas) tani është zhvendosur në Ontario dhe Jakob (djathtas), është pjesë e shoqërisë më të vjetër dhe më të madhe vëllazërore në muzikë.




Nuk ka shumë informacione mbi këta dy binjakë, kjo pasi asnjëri prej tyre nuk e fokusuan karrierën e tyre në aktrim.
Megjithatë, “Shëtitja e bebit” do të mbetet një prej filmave më komikë të të gjitha kohërave.
Filmi bëri për vete miliona njerëz, mes tyre edhe shumë shqiptarë.



