
Sidrit Bejleri është një ndër artistët më në zë në tregun muzikor shqiptar.




Herë pas here e shohim teksa ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, edhe momente nga përditshmëria.
Por një ditë më parë i ka surprizuar fansat me foton e publikuar në “Instagram”.
Sidriti ka ndarë me fansat një foto të rrallë nga fëmijëria.




“Na ishte njëherë…1978”, shkruan artisti bashkëngjitur me foton bardhezi nga fëmijëria.
Poza e tij ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente.
Në fakt nuk ka ndryshuar shumë, thjesht nuk ka flokët që ka pasur dikur.



