
Zyber Carja, 106 vjeç, është ndoshta votuesi më i veçantë në këto zgjedhje.
Ai është një votues nga Librazhdi.




106-vjeçari është votues që nga koha e mbretit Zog, në diktaturë dhe tani në demokraci.
Ai kujton fare mirë përpjekjet e Fan Nolit, në atë kohë, i cili nuk ia doli dot të zhvillonte zgjedhje pas Revolucionit të Qershorit.




Më pas Ahmet Zogu mori pushtetin, për ta dorëzuar me nisjen e LUftës së Dytë Boërore.
Familjarët e tij thonë se edhe pse me raste ai ka pasur nevojë për ndihmë, nuk e ka treguar asnjëherë votën e tij.
/a.m/NOA.al