
Vija bregdetare do të vijojë të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët. Pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë me kthjellime, por me kalime herë pas here të vranësirave të cilat do të jenë më të pranishme përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten konstante por do të ulen lehtë në mesditë duke arritur vlerat ditore nga -4 deri në 13 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë në tokë, mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim 1 deri në 2 ballë./Shqiperiaime.com.al