
“Red Table Talk”, emisioni i drejtuar nga Jada Pinkett Smith në ‘Facebook’ këtë herë ka patur të ftuar special bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Will Smith. Përballë vajzës së tij, Willow, Smith ka folur me zemër të hapur duke u kthyer pas në kohë, atëherë kur ai dhe Jada po kalonin një krizë të fortë në martesën e tyre.




50-vjeçari u shpreh se gruaja e tij ka qarë çdo mëngjes për 45 ditë radhazi ndërkohë që ai nisi të mbante një ditar ku shkruante vuajtet e tij. “Për një moment mendova se dështova për ta bërë gruan time të lumtur, dhe nuk ka asgjë më të vështirë se kjo për një mashkull” , u shpreh aktori. Ai dhe Jada kanë 21 vite të martuar dhe janë një nga çiftet më jetëgjatë e më të dashur të showbiz-it.